Disa shtete bojkotojnë Eurovision 2026 për shkak të vendimit për pjesëmarrjen e Izraelit

Disa shtete bojkotojnë Eurovision 2026 për shkak të vendimit për pjesëmarrjen e Izraelit

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2026, pasi Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi që Izraeli do të vijojë të jetë pjesë e garës. Këto shtete kishin kërkuar përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për praktika të padrejta në procesin e votimit.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Gjenevë, ku rreth 50 transmetues, përfshirë BBC-në, votuan për miratimin e rregullave të reja që synojnë të parandalojnë ndërhyrjet nga qeveritë ose palë të treta në fushatat e votimit. Sipas EBU-së, “një shumicë e madhe” e anëtarëve ranë dakord se nuk ka nevojë për një votim të ri mbi pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs.

Televizioni publik spanjoll RTVE e quajti vendimin arsye për “mosbesim” ndaj organizimit të festivalit, ndërsa Irlanda tha se pjesëmarrja e saj do të ishte “e papranueshme moralisht” për shkak të situatës humanitare në Gaza. Nga ana tjetër, vendet nordike dhe Gjermania e mirëpritën vendimin, duke theksuar se Eurovision duhet të mbetet një garë kulturore dhe jo politike. Vendimi ka thelluar ndarjet mes vendeve pjesëmarrëse, ndërsa disa transmetues të tjerë pritet të marrin qëndrimin e tyre ditët në vijim, shkruan BBC.

Spanja është një nga shtetet e “Pesëshes së Madhe” të Eurovision-it, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

https://www.bbc.com/news/articles/cde6d8wyp79o

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë